Qofte me birrë

Antipasta, Receta per femije, Te shpejta

Përbërësit
  • 300 gr mish viçi
  • 250 gr salsiçe
  • 1 kokërr patate
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle djathë kaçkavall
  • 1 thelb hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 150 ml birrë
  • arrëmyshk
  • pak miell
  • vaj luledielli (për skuqje)
  • kripë
  • piper i zi
Përgatitja
1
Ziejmë pataten me gjithë lëkurë për 30 minuta. E qërojmë dhe e shtypim në formë pureje.
2
Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me hudhrën e grirë shumë hollë, vezën, djathin kaçkavall, majdanozinarrën moskat, kripën dhe piperin e zi. Të gjithë përbërësit i punojmë mirë me dorë dhe i lemë të pushojnë për 20 minuta.
3
Në një tigan hedhim pak vaj luledielli dhe sapo të ngrohet hedhim qepën e njomë të grirë shumë hollë, të cilën e kavardisim për 1 minutë. Më pas hedhim qoftet, të cilat i skuqim për 5 minuta, duke i kthyer nga të dyja anët.
4
I shuajmë me birrë dhe i lëmë në zjarr mesatar për 7-8 minuta derisa birra të avullojë alkoolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *