Qershi të tiganisura

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
5 kokrra vezë
150 gr miell
100 ml qumësht
300 gr qershi (kokërrmëdha)
100 gr sheqer
1/4 lugë ëmbëlsirash kanellë
vaj
pak kripë

Përgatitja
1
Përgatisim një masë të qullët duke përziërë të verdhat e vezëve, miellin kripën dhe qumështin.
2
Në një enë rrahim të bardhat e vezëve, derisa të krijohet një shkumbë e bardhë e qëndrueshme, dhe ia shtojmë masës së qullët duke e përzier me të ngadalë.
3
Përzierjen e përftuar e lemë jashtë frigoriferit për rreth 40 minuta.
4
Marrim qershitë dhe, duke i mbajtur nga bishti, i zhysim në përzierjen e qullët dhe i vemë të skuqen në një tigan me vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë rozë të lehtë.
5
I heqim nga tigani dhe i vendosim në letër kuzhine, në mënyrë që të kullojë vaji i tepërt.
6
Në një enë përziejmë sheqerin me kanellën dhe i pudrosim qershitë e skuqura me të.
7
I shërbejmë të ngrohta dhe mund t’i shoqërojmë me një salcë sipas dëshirës.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *