Pulë me Misnik

Kalorike, Pjata kryesore
Përbërësit
  • pulë (300 gr)
  • 100 gr qepë
  • 100 gr gjalpë
  • 400 gr oriz
  • 10 gr kripë
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim do të vendosim pulën të ziejë.
2
Pasi të kemi zierë pulën, e marinojmë, e lyejmë me gjalpë, e vendosim në tavë dhe e fusim në furrë për 20 minuta në temperaturën 180-200 gradë.
3
Ndërkohë, me lëngun që ziemë pulën, do të ziejmë orizin.
4
Pasi orizi është zier dhe pulën e kemi nxjerrë nga furra, e hedhim orizin në tavën ku kemi pulën. E hapim mirë nëpër tavë dhe e fusim sërish në furrë, në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
5
Pasi kemi nxjerrë tavën nga furra, pula me misnik është gati.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *