Pulë me lakra të egra

Pjata kryesore

Përbërësit :

1 qepë mesatare

1 pulë 800 gr e prerë në thela

500 g lëpjeta

200 g spinaq

100 g majdanoz 3-4 tufa

50 g nenexhik

3-4 tufa me kopër

Kripë

Piper

1 lugë gjelle me salcë domateje

3 lugë gjelle vaj ulliri

50 g gjalpë

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Si fillim grini qepën imët me rende.

Ndërkohë keni vënë një tenxhere në zjarr dhe shtoni vajin dhe gjalpin.

Skuqni qepën derisa masa e saj të ulet dhe ngjyra të jetë pothuaj transparente.

Në tenxhere shtoni thelat e mishit pasi t’i keni shpëlarë me ujë të bollshëm.

Gjatë kohës që mishi merr një skuqje të lehtë nga te dyja anët, pastroni lakrat e egra.

Kur të lani lakrat të përdorni kripë apo sodë buke.

Ato arrijnë të largojnë papastërtitë që grumbullohen tek gjethet e lëpjetave dhe spinaqit.

Pasi t’i keni larë grijini hollë, i grini me imët se sa kur përgatisni buraninë me spinaq.

Shtoni ne tenxheren e mishit salcën e domates, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Hidhni 2 gota më ujë dhe lëreni mishin te ziejë pak.

Nuk duhet ta lini mishin te ziejë plotësisht.

Më pas largojeni mishin nga tenxherja dhe shtoni lakrat e grira.

Heqja e mishit behet që te mos prishet forma e tij, gjithashtu dhe që të mos piqet më shumë.

Lërini lakrat të ziejnë derisa ato të jenë zbutur.

Sigurohuni që t’i provoni për kripë dhe piper.

Lakrat do te kenë përthithur të gjithë lagështirën e ujit dhe salcës.

Do të shikoni që do të mbetet vetëm yndyra.

Në këtë pikë mjafton të shtoni përsëri thelat e mishit të pulës dhe lëreni në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht.

Shërbehet e ngrohtë duke e shoqëruar me kos apo tarator, por dhe me sallatë me domate, speca dhe qepë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *