PËRBËRËSIT:
copa pule,
300 g bullgur,
1 qepë,
piper i zi,
spec i kuq pluhur,
kripë,
vaj ulliri,
ujë 900 ml dhe trumzë.
PËRGATITJA:
Skuqni mirë copat e mishit nga të dyja anët dhe i vendosni në pjatë.
Po aty kaurdisni qepët derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë, shtoni erëzat dhe bullgurin.
Pasi të ketë marrë ngjyrë edhe bullguri shuajeni me ujë.
Vendosni copat e mishit dhe e vendosni në furrë për 30 minuta me 200 gradë.
Bullguri del i shkrifët edhe plot shije, qepët që dalin lart nga pjekja në furrë karamelizohen edhe më shumë edhe marrin më shumë shije.