Përbërësit :
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1 pulë e freskët 1 kg
400 ml qumësht
Kripë
Piper i zi
2 lugë gjelle gjalpë fshati
Përgatitja :
Si fillim, pastroni mirë pulën me ujë të bollshëm. Sipas preferencës, pulën mund ta prisni në thela ose ta lini të plotë. Kriposeni sipas preferences.
Hidhini piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik
Në vijim, vendosni me rradhë thelat e mishit të pulës apo pulën e plotë në një tavë ose tepsi.
Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit qumështin dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.
Për këtë recetë në vend të mishit të pulës mund të përdorni edhe mish qengji, keci ose mish viçi.
Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 2 orë në temperaturën 150 gradë.
Lëreni të piqet derisa masa e qumështit të avullojë dhe sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.
Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj
Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthra të ndryshëm.