Pule e pjekur me erëza

Pjata kryesore

Për 4 persona nevojiten:

2 pula të vogla
100 gr gjalpë
2 lugë gjelle mustardë
2 limona
1 tufë erëza të freskëta ose 2 lugë gjelle erëza të thata (rigon, borzilok, rozmarinë, dhiozmë)
6 feta proshutë
1 lugë gjellë kripë e trashë
1 lugë gjellë piper i zi
2 thelpinj hudhra të grira
4 qepë
1 filxhan çaji verë e bardhë

Përgatitja:

Presim limonët në feta dhe e ndajmë proshutën në copa të vogla. Presim hollë erëzat. E lëmë gjalpin jashtë frigoriferit që të zbutet dhe e përziejmë me mustardën, erëzat, proshutën, hudhrën, kripën e trashë dhe piperin. Lyejmë me këtë masë pulën. Krijojmë të çara në gjokset e pulave dhe vendosim në to feta limoni. Presim qepët në feta të holla, i përziejmë me fetat e mbetura të limonëve dhe mbushim me to barkun e pulave. I vendosim në një tepsi të thellë, hedhim verën, e mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe i pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për 40 minuta. Në vazhdim, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për disa minuta të tjera derisa pulat të marrin ngjyrë.

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv

Articles You May Like

Bukë e ëmbël
Krep me Çokollatë
Supë plot vlera me hithra, karota dhe patate
Receta më e thjeshtë e trileçes
Reçel ananasi