Puding me Çokollatë dhe Manaferra

Embelsira, Te shpejta

Përbërësit
2 filxhanë çaji qumësht
1 filxhan çaji ajkë (krem)
1/4 filxhan mjaltë
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
pak xhelatinë
450 gr çokollatë e zezë
1 lugë gjelle manaferra

Përgatitja
1
Në fillim lëmë xhelatinën të zbutet për 5 minuta në ujë. Në një enë shtojmë dy filxhanë me qumësht . Ndërkohë në një tigan shtojmë ajkën, pak qumësht dhe mjaltin.
2
E vendosim në zjarr, në temperaturë mesatare dhe e trazojmë vazhdimisht. Gradualisht i shtojmë vaniljen. E lëmë rreth 5 minuta, më pas e heqim nga zjarri dhe i shtojmë xhelatinën.
3
I përziejmë mirë dhe i shtojmë copëzat e çokollatës. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene, marim 3 gota qelqi dhe u shtojmë masën e përgatitur.
4
I vendosim në frigorifer për të paktën 6 orë. Pasi i kemi nxjerrë, u shtojmë manaferra dhe krem ëmbëlsirash. Ëmbëlsira është gati për tu shijuar!

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *