Pite me mish

Pjata kryesore

Përbërësit: 400 g miell, 200 g kos, 1 vezë, kripë dhe sodë buke. Mbushja: 1 karotë, 1 qepë, 1 degë selino, 500 g mish i grirë, 400 g salcë domatesh, 200 ml verë e bardhë, borzilok dhe rigon.

Përgatitja: Formojmë brumin e piteve ku fillimisht përziejmë miellin me kripë dhe sodë buke. Shtojmë kosin dhe vezën dhe punojmë brumin derisa të lidhet dhe të bëhet një masë. E ndajmë në 10 pjesë dhe secilën e hapim me petës sa madhësia e tiganit. I skuqim me vaj të nxehtë nga të dyja anët. Në tigan kaurdisim, qepën, karotë dhe selino, shtojmë mishin, kripë, piper dhe e shuajmë me verë pasi mishi të skuqet e të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë salcën dhe erëzat dhe e ziejmë derisa të trashet e të humbasë lëngjet. E vendosim me lugë mbi pitet e skuqura.

VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv
GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3aCF39N
Per Kosove porosit ketu: https://bit.ly/37ziilb

Articles You May Like

Receta Gatimi