Petulla të fshira

Pjata kryesore

Përbërësit:

500 ml qumësht 4 vezë 300 g miell 2 hudhra 100 g gjalpë 200 g djathë Kripë Pak ujë

Pergatitja :

Në tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin, e rrahim përsëri dhe më pas shtojmë miellin. Formojmë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë pak, ndërkohë vendosim tigan të nxehet dhe e lyejmë me gjalpë. Hedhim brumë dhe e rrotullojmë tiganin të vishet i gjithi me brumë dhe i pjekim nga të dy anët. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Grijmë hudhrat dhe i skuqim në tigan me gjalpë dhe shtojmë pak ujë. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petullat e pjekura, i lyejmë me gjalpin e aromatizuar me hudhër, shtojmë djathë të thërrmuar dhe vazhdojmë kështu deri në fund. I vendosim në furrë të piqen për disa minuta derisa të kërcanisen.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv
*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD