Petulla me patate

Brumera

Përbërësit

3 patate mesatare

300g miell

2 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Pak sheqer

1 lugë gjelle maja e thatë

100ml ujë

Përgatitja

Për të përgatitur këto petulla fillimisht duhet të zieni patatet.

Mbushni një tenxhere me ujë dhe futni aty patatet e lara dhe vendosini në zjarr derisa të ziejnë.

Lërini të zbuten aq s ai lini kur përgatisni purenë me patate në shtëpi.

Patatet të kenë zierë plotësisht kullojini dhe qërojini nga lëkura.

Sa janë të ngrohta i grini në rende ose me shtypësen e patateve.

Vendosini patatet e shtypura në një tas dhe shtoni aty ujin e nxehtë, sheqerin dhe majanë e freskët.

Punojeni me ndihmën e një piruni në mënyrë që majaja të shkrijë dhe të aktivizohet.

Tani shtoni pak kripë dhe miellin duke e hedhur duar duar ndërkohë që punoni brumin.

Pasi sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar, lini brumin të fryhet.

Një proces i tillë mund të kërkojë rreth 20-30 minuta.

Kur koha të ketë kaluar vendosni një tenxhere në zjarr me vaj për skuqje dhe tani mjafton të ndani brumin dhe t’i skuqni petullat tuaja.

Për të larguar vajin që përthithin gjatë skuqjes, përdorni letër kuzhine të cilën e shtroni tek pjata.

Këto petulla mund t’i shoqëroni me djathë të bardhë ose kaçkavall por edhe me të ëmbla si mjaltë apo reçel.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Articles You May Like

Akullore me kakao
Tavë me bamje
Petulla të mbushura me djathë të bardhë
Gjellë me bathë
Hallvë me arra dhe lëng portokalli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *