Petulla me hudhra

Brumera

Përbërësit :

1 vezë

2 filxhanë me kos

125 gr miell

3-4 thelpinj hudhrash

Gjysmë luge çaji me sodë buke

kripë

vaj për skuqje

Përgatitja :

Në një tas të madh, rrihni vezën dhe kosin, më pas shtoni dhe pak kripë dhe sodën e bukës.

Pasi të keni situr miellin, hidheni dalëngadalë tek tasi, duke e përzierë gjatë gjithë kohës me ndihmën e një teli kuzhine.

Masën ta përzieni derisa të formohet një brumë pak më i trashë se ai i palaçinkave.

Kujdesuni që të mos ju krijohen kokrriza të miellit, gjë që do t’iu ndikojë tek shija e petullave.

Në fund shtoni dhe hudhrat e shtypura dhe përzjejeni masën e brumit në mënyrë që hudhrat të mos ngelin në një vend.

Në në tenxhere pak të thellë hidhni mjaftueshëm vaj për skuqje, dhe vendoseni në zjarr që të ngrohet.

Kini kujdes që vaji të jetë në temperaturën e duhur kur të hidhni brumin.

Pasi nëse e shtoni kur vaji të jetë ende i ftohur brumi do të ngjitet në fund të tenxheres.

Me ndihmën e një luge merrni pak nga pak nga brumi i petullave dhe hidheni në vajin e ngrohur.

Kini kujdes që t’i skuqni nga të dyja anët njësoj.

Në një pjatë të cekët vendosni disa letra kuzhine kështu do të përthithin vajin e tepërt nga petullat.

Këto petulla serviren të ngrohta dhe me djathë të bardhë apo kaçkavall. Nëse dëshironi mund t’i mbuloni me kos të rrahur me kripë, vaj dhe nenexhik të grirë hollë. 

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *