Përse të gjithë po pinë çaj Matcha, ja vetitë kurative të këtij eliksiri shëndeti

Shendeti & Keshilla

Çfarë është matcha?

Matcha është një çaj jeshil i pasur me elemente të shëndetshme. Çaji që njohim rëndom, është një përzierje që prodhohet nga bima “Camellia Sinensis”, ndërsa përzierjet e tjera janë thjesht lëngje bimësh. Në japonisht “cha” do të thotë çaj, dhe “ma” do të thotë pluhur, pra pluhur çaji. Por një filxhan matcha është i barabartë me 10 filxhanë çaji jeshil dhe ka 137 herë më shumë antioksidues. Matcha e ka origjinën nga rajonet më të thella jugore të Japonisë, aty ku rritet dhe korret me kujdes të veçantë. Ajo është pjesë e ceremonisë tradicionale japoneze të çajit, një ritual që fokusohet në vetëdijesim.

Nëse ju pëlqen çaji jeshil, do ta adhuroni edhe matcha-n, edhe pse është pak më e hidhur se çaji i sipërpërmendur. Për shkak të gjendjes fizike, pra, në formë pluhuri, matcha mund të shijohet e përzier me ujë të ngrohtë, si një pije e shëndetshme, ose të përdoret edhe në mënyra të tjera.

Pse duhet të pimë matcha?

Është e fuqishme. Ndryshe nga bustinat e zakonshme të çajit, ky lloj ju jep mundësinë të konsumoni të gjithë gjethen dhe pikërisht për këtë arsye, është më e pasur me vlera ushqyese dhe antioksidues, sesa çaji me bustinë. Ja disa nga vetitë e çajit jeshil, që te matcha gjenden të shumëfishuara:

– Përmban vitamina dhe minerale

– Është i pasur me polifenol (antioksidues) që mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës si dhe ka efekt kundër faktorit moshë.

– Ndihmon në përqendrim. Kafeina që gjendet në përbërje të këtij çaji, ndihmon në përqendrim, por nuk përcjell asnjë ndjesi nervozizmi, siç ndodh zakonisht me produkte që kanë kafeinë në përbërje.

– Inspiron vetëdijesimin. Ndryshe nga çaji i zakonshëm, matcha kërkon disa faza të tjera parapërgatitore, që janë mënyra më e mirë për t’u qetësuar e për të qenë më të vetëdijshëm ndaj procesit dhe ndaj ditës. Pra, nga sa thamë deri tani, kuptuam se matcha është një lloj çaji jeshil në formë pluhuri, por nga ana tjetër, jo të gjitha çajet jeshile janë matcha. Prandaj duhen bërë kërkime, në mënyrë që të merret cilësia më e mirë. Për shembull:

– Kontrolloni ngjyrën: matcha e cilësisë më të mirë duhet të ketë ngjyrë të gjelbër shumë të thellë.

– Shmangni matcha-n e përzier. Shumë nga këto përzierje përdorin dhe elemente të tjera, si sheqeri, por jo cilësinë më të mirë. Pasi të keni gjetur vendin e duhur ku të blini matcha-n, ruajeni në paketimin origjinal, në një vend të errët dhe të freskët. Disa ekspertë të çajit, rekomandojnë që të mbahet në frigorifer, në mënyrë që të ruhet freskia natyrale e saj. Gjithsesi, pas çdo përdorimi, duhet ta mbyllni me shumë kujdes paketimin. Ne ju këshillojmë që provën e parë ta bëni me një matcha me ujë pa sheqer apo diçka tjetër, që ta shijoni deri në fund shijen e këtij çaji. Nëse nuk jeni gati që të ndërroni kafen apo çajin e përditshëm me matcha-n, mund ta shijoni në shumë mënyra të tjera, pasi ky çaj mund të përdoret edhe për t’u dhënë më tepër shije recetave në kuzhinë. Mund të shtoni një filxhan në smoothin tuaj në mëngjes, në kos, në salca, mbi pulë apo tofu, ose edhe në ndonjë ëmbëlsirë të veçantë. Lërjani gjithçka në dorë imagjinatës.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

SI TË PËRGATISIM NJË ÇAJ MATCHA:

HAPI I: Hedhim 1 lugë çaji matcha në një enë porcelani.

HAPI II: Pasi të ketë zier uji, e lëmë të ftohet 5 minuta, pastaj hedhim mbi pluhurin një sasi të vogël uji.

HAPI III: E përziejmë mirë, derisa çaji të shkumëzohet pak dhe të përftojmë një masë të njëtrajtshme. Nëse dëshironi ta holloni, hidhini më shumë ujë. Nëse e preferoni më kompakte, mjaftojnë 100 ml ujë.

HAPI IV: Shijojeni çajin direkt nga tasi ku e përgatitët. Të apasionuarit pas këtij çaji kanë dhe mjetet e duhura me të cilat përgatitet tradicionalisht çaji matcha, si: tasin, përzierësin (chazen) si dhe matësin prej dru bambuje (chashazu). Jo rastësisht populli kinez dhe japonez, janë ndër popujt më jetëgjatë, pasi janë konsumues të çajit që në antikitet.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *