Perime me peksimadhe ( galetë ) në furrë

Perime

Përbërësit:

2 domate
1 kungull i njomë
1 qepë,
1 patëllxhan,
2 patate
100 gram galete (thërrime buke)
2 lugë djathë integruar,
 gjethe borzilok dhe vaj ulliri.

Përgatitja:

Përziejmë djathin, vajin e ullirit, kripën dhe piperin në një tas.  Në një tigan të thellë e lyejmë me vaj, presim perimet dhe i shtrojmë radhë-radhë. Në fillim shtrojmë patëllxhanin, kungullin, patatet, qepën. Në çdo shtresë që shtrojmë hedhim pak nga përzierja e djathit me vajin, kripën e piperin. Hedhim edhe galetën në çdo shtresë
E mbulojmë të gjithën me galetë. Piqet në 200 gradë C për një orë e gjysmë, e mbuluar me letër alumini.
Dhe 5 minutat e fundit e heqim letrën.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv