Patate të mbushura me gjizë dhe salsiçe

Perime

Përbërësit për 6 persona:
• 6 patate të mëdha
• 3 salsiçe të freskëta ( nëse dëshironi mund t’i merrni pikante)
• 3 luge vaj ulliri
• 250 gr gjizë pa kripë
• Pak mocarela
• patate te grira ne rende
• erëza sipas dëshirës

Përgatitja:
Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë gjizën.
Më këtë përbërje mbushim patatet dhe sipër shtojmë pak mocarela te secila prej tyre. E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.

Kliko ne foto per te bere porosine tende tani!

Articles You May Like

Oriz me midhje dhe perime
Supë me pulë e hudhra
Tavë me bamje
Zupë me kos dhe biskota
Reçel me boronica