Përbërësit
500 gr patate të ëmbla
300 gr mish i girirë
1 qepë
1 karotë
1 spec
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim vini një tigan në zjarr dhe spërkateni me vaj ulliri.
Vini të skuqet qepën e grirë, mishin, karotën dhe specin e prerë hollë duke i përzier vazhdimisht.
Ndërkohë prisni patatet në copa të mëdha, skuqini për 5 minuta në mënyrë që të jenë krokante në fund.
Më pas bëni gati nëj tavë të shturar me letër pjekje dhe shtrojini të gjitha në mënyrë që të piqen.
Futini në furrë të piqen në temperaturën 200-220 për 20 minuta.
Më pas shijoini duke i shoqëruar me salca të ndryshme të freskëta apo pak sallatë jeshile.