Pastiçe greke 

Pjata kryesore

Përbërësit:

1 pako makarona

1 kg mish i grirë

2 thelpinj hudhër

1 qepë

1 gotë verë e kuqe

2 lgj salcë domate

300 gr domate të grira

1 lç sheqer

1 shkop kanelle

1 lgj galetë

100 ml pana

200 gr djathë kaçkavall

1 tufë majdanoz

Arrë moskat

Kripë, piper i zi

Beshameli:

100 gr gjalpë

4 ls miell

5 fç qumësht

2 të verdha veze

kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë. Ndërkohë kaurdisim fillimisht mishin e grirë derisa të përthithë lëngjet. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrat. Vazhdojmë kaurdisjen duke e shuar me pak verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper dhe 1 shkop kanelle. Ndërsa salca me mish të grirë gatuhet përgatisim beshamelin. Kaurdisim në gjalpë miellin derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë qumështin e vakur. E trazojmë derisa beshameli të lidhet dhe në fund shtojmë 2 të verdha veze, pak kripë dhe arrë moskat.

Spërkasim një tavë me galetë, vendosim makaronat tek të cilat kemi hedhur djathë të grirë kaçkavall. I nivelojmë mirë, vendosim shtresën me kimë dhe më pas beshamelin. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius. Ju befte mire!

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *