Pasta me perime

Pasta dhe rizoto, Perime, Vegjetariane

Përbërësit
300 gr pene
1 kungull (i vogël)
1 karotë
1 copë selino
1/2 spec i kuq (i madh)
disa kokrra bizele (të freskëta)
domate qershi
1 tufë majdanoz (e madhe,e freskët)
2-3 thelpinj hudhër

Përgatitja
1
Në një tigan me pak vaj ulliri hedhim hudhrën e copëtuar dhe menjëherë pastaj perimet e tjera të prera për së gjati. Nuk duhet të gatuhen fort por të mbeten pak krokante.
2
Më pas i hedhim domatet e vogla qershi të ndara përgjysmë dhe pak para se t’i heqim nga zjarri i hedhim majdanozin e grirë. I lëmë të gatuhen të gjitha bashkë edhe për 2 minuta të tjera.
3
Sakaq penet janë zier. Pasi i kullojmë i bashkojmë në tigan me zarzavatet, i përziejmë dhe i lëmë sa të marrin shije. I shërbejmë menjëherë, të ngrohta.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *