Pasta akulli

Embelsira

Përgatitja e Pastës së Akullit

Përbërësit

 (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

 Për pandispanjën:

3 kokrra vezë dhe 1 e bardhë veze

5 lugë gjelle sheqer

4-5 lugë gjelle miell

Për kremin:

 3-4 lugë gjelle miell

6 lugë gjelle sheqer

1 kokërr vezë  dhe një e verdhë veze

2 gota uji me qumësht

2 filxhanë kafeje bajame të grira

1 lugë gjelle gjalpë të freskët ose ajkë qumështi

2 lugë gjelle kakao

Pak reçel qershie (mund të përdorni llojin e reçelit që preferoni më shumë)

Një lugë kafeje vanilje pluhur

Copëza çokollate (sipas preferencës)

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Si fillim,nisni me përgatitjen e pandispanjës. Rrihni vezët me sheqerin  sa të bëhet një masë e fryrë e qendrueshme.

Shtohet mielli dhe përzihet lehtë që të mos bjerë masa e fryrë e brumit.

Hidhet në një tavë ose formë pjekëse ëmbëlsirash të lyer me pak vaj dhe piqet në furrë.

Në një enë tjetër, rrihni vezët me sheqerin, hidhet mielli, qumështi i valuar dhe i ftohur pak, zihet derisa të marrë një valë, hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet duke shtuar vanilje, bajame të grira, kakaon, ajkë ose gjalpë i freskët dhe përzihet mirë derisa masa të bëhet kremoze.

Merret pandispanja e përgatitur, ndahet me kujdes në tre pjesë dhe shtrohet një pjesë në tavë ose në formën e ëmbëlsirës, hidhet një pjesë e kremit dhe shtrohet në të gjithë sipërfaqen e pandispanjës.

Sipër vendoset një petë tjetër pandispanje, të cilës i hidhet sërish një pjesë e kremit të përgatitur dhe më pas vendoset peta tjetër e pandispanjës.

Lyhet me krem, sipër i vendosen kokrra qershie të bëra qershie ose copëza çokollate.

Futet në ngrirje për 2-3 orë në zonën e ngrirjes së frigoriferit dhe më pas shërbehet menjëherë e ftohtë.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *