Panine të vogla furre

Brumera

Përbërësit :

300 gr miell

120 gr kos

Gjysmë luge kafeje me sodë buke

Kripë

Vaj ulliri

Majdanoz i freskët

3-4 thelpinj hudhra

Djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë imët (nëse preferoni)

Përgatitja :

Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gropë në mes.

Shtoni aty kosin, hidhni kripën si dhe sodën dhe përzjejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë.

Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte të butë dhe  jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine.

Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.

Pasi brumi të jetë gati, punojeni edhe njëherë me dorë dhe më pas brumin ndajeni në toptha të vegjël, pak më të mëdhenj se një kokërr arre.

Më pas, vendosni letër pjekjeje në një tepsi, lyejeni me pak vaj ulliri dhe vendosni aty pitet në formën e topthave me rradhë.

Futini të piqen në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.

Pitet do të piqen brenda pak minutash ndaj duhet t’i kontrolloni me kujdes.

Pasi të jenë pjekur, lërini të ftohen pak dhe ndërkohë në tas të vogël shtypni hudhrat, shtoni kripë, majdanozin e freskët dhe vajin e ullirit.

Përzjeini mirë të gjitha bashkë dhe në fund pati pitet në formën e topthit të jenë ftohur pak, lyejeni që të gjitha me masuen e vajit të ullirit,hudhrave dhe majdanozit dhe përzjeini mirë me njëra tjetrën, spërkatini me pak djathë të grirë dhe më pas shijojini.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE
*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *