Panine me kungull të verdhë

Brumera

PËRBËRËSIT:
»» 230 g kungull, i peshuar pa lëkurë – I pjekur më parë
»» 300 g miell
»» 1 kokërr vezë
»» 50 g gjalpë
»» 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) pa vanilje
»» 1 lugë e vogël kripë

PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 250° C.
1. Pa ia qëruar lëkurën, kungullin e presim në feta jo shumë të holla dhe e vëmë të piqet në furrë, derisa të zbutet (mjaftojnë afërsisht 30 minuta).
2. Pas kësaj kohe, e heqim tulin me lugë dhe peshojmë 230 g kungull. E lëmë të kullojë në një sitë, që të humbasë ujin e tepërt.
3. Ulim temperaturën e furrës në 200° C.
4. Në një tas, hedhim miellin, sodën me sitë, gjalpin dhe pasi t’i përziejmë me gishta, shtojmë vezën dhe kungullin. I përziejmë me dorë dhe nëse brumi na del shumë ngjitës, i shtojmë pak miell.
5. Bëjmë me dorë toptha brumi sa një kokërr arrë, dhe i renditim në tavën ku kemi shtruar letër furre. I pjekim për rreth 20 minuta.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv