Oshmari tradita e vjeter Korcare

Kalorike

Oshmari është traditë e vjetër e gjithë rajonit të Korçës, përbërësi kryesor i të cilit është mielli i misrit.

Megjithatë ky gatim, ndonëse mund të ndryshojë pakëz në përbërësit e tjerë gatuhet në të gjitha trevat shqiptare.

Diku njihet me emrin Harapash, diku tjetër me emrin Kaçamak, Oshmar në Korçë e kështu me radhë por shija e tij është unike dhe të përfshin tërësisht.

Dikur oshmari i Korçës shërbehej gjatë mëngjeseve për të marrë energji gjatë ditës, ndërsa sot është ndër gatimet më tipike që gjendet në menutë e restoranteve tradicionale dhe një ndër gatimet që ka tërhequr përherë turistët e huaj.

Gatimeshqiptare.com ju sugjeron më poshtë përgatitjen e Oshmarit sipas traditës së amvisave korçare.

Përgatitja E Oshmarit Krejt Lehtë Në Shtëpi

Përbërësit

2 lugë gjelle gjalpë të freskët ose 4 lugë vaj ulliri

(për një ushqim sa më të shëndetshëm Gatime Shqiptare ju sugjeron përdorimin e vajit të ullirit)

3 lugë gjelle djathë i thërrmuar (i bardhë ose kaçkavall sipas preferencës)

2 gota uji me qumësht

1 gotë me ujë

2 filxhanë çaji me miell misri

Përgatitja

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shtojmë aty gjalpë të freskët.

E lëmë sa të shkrijë dhe më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.

Nëse do përdorni djathë kaçkavall atëherë do duhet që ta shtoni në fund të përgatitjes së oshmarit.

E kaurdisim pak dhe më pas shtojmë qumështin dhe ujin.

I lëmë të ziejnë derisa të marrin valën e parë, e më pas menjëherë shtojmë miellin e misrit.

E përziejmë shpejt dhe pa ndërprerje me një lugë druri në mënyrë që të mos krijohen kokërriza.

Përzihet derisa masa të shkëputet nga anët e enës.

Ndahet në pjata lugë-lugë dhe sipër i hidhet pak djathë i thërrmuar.

Nëse dëshironi, para se ta piqni plotësisht në tenxhere dhe pasi ka nisur të trashet, oshmarin mund ta fusni edhe për 15 minuta në furrë të parangrohur sa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

Articles You May Like

Si të përgatisni vetë në shtëpi, pitet e sufllaqeve
Lulelakër në tavë
Përse duhet të filloni të pini që sot lëng qepe
Supë me qiqra
Qumështor , receta origjinale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *