Përbërësit :
120 gr thjerrëza
200 gr oriz
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
1 thelbi hudhër
1 degë selino
3-4 lugë salcë domatesh
1.2 litra ujë
kripë
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete lani thjerrëzat dhe ndërkohë të prisni në kubikë të vegjël dëgën e selinosë.
Në një tenxhere mesatare ose në një tigan të thellë, hidhni vajin e ullirit, bashkë me hudhrën dhe lërini në zjarr për 2 minura.
Më pas shtoni salcën e domateve, thjerrëzat dhe selinonë duke përzier vazhdimisht me një lugë driri.
Lërini të gjithë përbërësit të gatuhen për 2-3 minuta shtoni ujin dhe lërini thjerrëzat tuaja të ziejnë.
Vendosini sipër një kapak dhe lërini në zjarr të ulët për rreth 40 minuta.
Më pas hiqni kapakun dhe shtoni tek thjerrëzat edhe orizin në mënyrë që të ziejë dhe zbutet.
Sipas nevojës mund të shtoni edhe pak ujë në mënyrë që orizi të ziejë.
Në fund hiqni hudhrën dhe shërbejeni pjatën të ngrohtë me pak majdanoz të grirë sipër ose djathë kaçkavall.