Oriz me kungulleshka dhe djathë

Pasta dhe rizoto

Përbërësit :

180 gramë oriz

500 ml ujë i ngrohtë

150 gr djathë i bardhë

70 gr djathë i grirë kaçkavall

2 kungulleshka të vogla

2 lugë gjelle gjalpë

1 qepë

1 lugë gjelle lëng limoni

piper i zi

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të nisur këtë recetë filloni me shkrirjen e gjalpit në një tigan, në zjarr mesatar.

Prisni më pas qepën në fije të holla dhe shtojeni tek gjalpi i shkrirë. Skuqeni derisa qepa të fillojë të marrë ngjyrë të artë.

Shtoni edhe sasinë e orizit, lëngun e limonit , kripën  dhe piperin duke i lënë për 3 minuta në zjarr mesatar, të ulët.

Kujdesuni t’a përzieni herë pas here orizin tuaj, në mënyrë që të mos ngjisë në fund të tiganit.

Pasi të kenë kaluar minutat, shtoni ujin e ngrohtë tek orizi dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët për të paktën 20 minuta.

Kur uji të fillojë të nxjerrë bulëza, mbulojeni tiganin me një kapak hermetik dhe lëreni të vlojë për disa minuta.

Shikoni me kujdes pasi uji duhet të avullojë i gjithi përpara se t’a hiqni tiganin nga zjarri.

Ndërkohë grini në feta të holla të dy kungulleshkat, kujdesuni që fijet të jenë sa më të holla.

Këtë proçes mund t’a bëni edhe me rende në mënyrë që kungulleshkat të jenë sa më të imëta.

Shtojini më pas edhe fijet e kungulleshkave të grira tek orizi duke i lënë të gatuhen për 10 minuta në zjarr të ulët.

Lëreni orizin të gatuhet derisa edhe kungujt të jenë zbutur.

Më pas hiqeni tiganin nga zjarri dhe hidhni në të djathin e bardhë të thërrmuar në copëza të vogla, bashkë me djathin e grirë kaçkavall.

Përziejeni atë me kujdes dhe vendosni sërisht kapakun mbi tigan, në këtë mënyrë djathi do të shkrijë me nxehtësinë e orizit.

Lëreni të pushojë për 5 -10 minuta dhe kur djathi të jetë shkrirë, mund t’a servirni në pjata të veçanta.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak majdanoz sipër në mënyrë që të përfitoni një shije më të freskët.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *