Omëletë franceze

Antipasta, Te shpejta

Përbërësit
  • vezë
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 1/8 lugë gjelle kripë
  • piper i zi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1/4 gotë djathë
  • 1/4 gotë proshutë (e copëtuar)
Përgatitja
1
Shtoni vezët, ujin, kripën dhe piperin e zi në një tas të vogël. Përziejini mirë të gjithë përbërësit që të kombinohen plotësisht me njëri – tjetrin.
2
Copëtoni djathin dhe proshutën dhe shtojini në një tas.
3
Ndërkohë, në një tigan shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr të shkrijë në temperaturë mesatare.
4
Shtoni në të masën e përgatitur me vezë dhe lëvizni ngadalë skajet e omëletës në mënyrë që vezët e pagatuara të prekin sipërfaqene e nxehtë.
5
Në gjysmën e vezëve shtoni masën me djathë dhe proshutë. Më pas, paloseni omëletën, dhe vendoseni në pjatë me kujdes.
6
Serviret e ngrohtë.

 

Articles You May Like

Jambalaya – Gatime Deti
Sallate me oktapod
LEVREK I PJEKUR ME PATATE
Vongole me verë të bardhë
Paella Spanjolle me fruta deti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *