Mus me Luleshtrydhe

Embelsira, Receta per femije

Përbërësit
  • 700 gr luleshtrydhe
  • 1 kokërr lëng limoni
  • 15 gr xhelatinë
  • 300 ml pana (e freskët)
  • 240 gr marengë ((all’italiana))
  • 80 gr vezë (e bardhë)
  • 160 gr sheqer
  • 60 ml ujë
  • disa pika lëng limoni
  • pak kripë
Përgatitja
1
Lani mirë luleshtrydhet frulojini në mikser bashkë me lëngun e limonit.
2
Kalojini në sitë do të keni përftuar kështu rreth 400 g pure luleshtrydhesh.
3
Në një enë me ujë të ftohtë zbusni për 10 minuta xhelatinën.
4
Merrni dy tri lugë pure luleshtrydhesh dhe ngroheni në një tenxhere dhe shtojini xhelatinën pasi e keni kulluar mirë dhe përziejeni.
5
Kur xhelatina të ketë shkrirë krejtësisht shtoni pjesën tjetër të puresë dhe përziejeni mirë.
6
Tani përgatisni marengën sipas shënimit të mëposhtëm.
7
Në një enë hidhni sheqerin dhe pastaj ujin.
8
Përziejeni dhe vëreni në zjarr sa të vlojë.
9
Temperatura e sherbetit nuk duhet të kalojë 120 gradë ndaj mbani termometrin e posaçëm për të kontrolluar temperaturën.
10
Në këtë kohë rrihni të bardhat e vezëve me shpejtësi mesatare duke i shtuar gjatë rrahjes nga pak pika lëng limoni.
11
Kur sherbeti te këtë arritur temperaturën 120 gradë shtojani vezës pak nga pak duke vijuar rrahjen.
12
Mos e ndërprisni rrahjen edhe pasi të jetë mbaruar sherbeti dhe të jetë ftohur tërësisht masa.
13
Pasi marenga të jetë gati dhe krejtësisht e ftohur shtojani puresë (5) së luleshtrydheve dhe përziejeni me kujdes.
14
Në fund rrihni panën e freskët, që duhet të jetë gjysmë e rrahur, por të jetë bërë gjithsesi kremoze.
15
Bashkojeni me luleshtrydhet dhe marengën (8), përziejeni nga poshtë – lart derisa të jetë bërë një masë.
16
Hidheni musin në tasa individuale dhe futeni në frigorifer për gjysmë ore para se ta shërbeni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *