Mish qengji ne furre

Pjata kryesore

Serviret për (persona):4 Persona

Përbërësit

  • 2 kg mish qengji.
  • pak rigon.
  • 2 thelpinj hudhër.
  • 2 gota verë të bardhë.
  • 1 gotë vaj ulliri.
  • kripë.
  • piper i zi.
  • një tufë majdanoz.
  • 2 kokrra limonë.
  • ½ gotë verë e kuqe.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Pastroni mishin nga dhjami i tepërt.
  2. Vendoseni të marinohet të paktën 40min para pjekjes me rigon, kripë, piper të zi, hudhrat e qëruara dhe disa degë majdanozi, vaj ulliri dhe verë.
  3. Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer. Pas kësaj, hiqni degët e majdanozit dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit.
  4. Ruajeni lëngun mënjanë, do t’ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.
  5. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 orë e pak, por gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.
  6. Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekur. Nëse ka marrë ngjyrën e kuqerremtë dhe nëse është i shkrifët në përtypje atëherë është gati.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Pica 4 stinet
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Kokteil Mai Tai
Supë kremoze me fasule të bardha
Penne me ton dhe ullinj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *