Mëllenja me qull

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT :

4-5 mëllenja,

4 lugë gjelle me miell,

3-4 lugë gjelle vaj ulliri,

kripë,

piper i zi,

2-3 thelpinj hudhër,

bukë

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

PËRGATITJA :

Si fillim nisni me pastrimin e mëllenjave duke i tharë më pas me letër kuzhine për të larguar lagështirën e tepërt.

Në zjarr ndërkohë vendosni një tenxhere dhe aty skuqni lehtë mëllenjat sa të marin një ngjyrë të artë të lehtë në të gjithë sipërfaqen.

Hidhni kripë dhe piper për t’i dhënë shije mishit dhe mbulojeni me ujë.

Lërini mëllenjat të ziejnë për një orë të mbuluara me kapak. Nëse mëllenjat janë të blera në market do të duan më pak kohë që të ziejnë.

Pasi zogjtë të jenë gati mund të vazhdoni me hapin tjetër të recetës.

Në një tigan skuqni miellin me pak vaj ulliri në zjarr të ulët derisa të marri një ngjyrë të lehtë në të verdhë.

Ndërkohë që e përzieni miellin, shtoni ngadalë lëngun e mishit.

Tregoni kujdes që mos t’ju mbeten kokrra të patretura të miellit pasi do të prishin shijen e recetës.

Kur të jeni siguruar që përbërja ka formën e një salce të plotë, largoni mëllënjat nga tenxherja dhe shtoni aty masën kremoze.

Vendoseni përsëri në zjarr tenxheren dhe lëreni aty derisa të kthejë valë.

Shtoni tek lëngu 2 thelpinj hudhër të shtypur dhe lihet në zjarr edhe për 10 minuta të tjera.

Mëllenjat ndërkohë skuqini me pak gjalpë bashke me dy apo tre feta bukë të prerë në kubik.

Më pas hidhet lëngu në një pjatë të thellë vendosen mëllenjat dhe sopat e bukës së skuqur dhe shijohet e ngrohtë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Zupa me qumësht dhe biskota
Kulaç i butë me kungull
Kek me mollë dhe portokalle
Shishqebap shtëpie
Buka me ullinj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *