Makarona të Vogla me Mish në Furre

Brumera

Një recetë fantastike, përgatitet shumë lehtë dhe thjeshtë por ka një shije të mrekullueshme që të kënaq nepsin dhe oreksin.

Makaronat e vogla, të njohura gjerësisht si klitharaqe, vidhe apo makarona në formë elbi pavarësisht emrit me të cilin i njohim ato shndërrohen në një ushqim të shijshëm e të shëndetshëm në çdo recetë gatimi.

Gatime Shqiptare ju sjell më poshtë recetën fantastike të tavës me makarona të vogla dhe mish të pjekura në furrë.

Ky është gatim me shije të shkëlqyer i cili mund të shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, sallatë jeshile, spinaq, perime të pjekura, byrekë të ndryshëm shtëpie, bukë e thekur etj.

Kjo recetë mund të përgatitet me lloje të ndryshme mishrash sipas preferencës, mund të përgatitet me mish qengji, mish viçi apo edhe mish pule.

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mishi (viçi, qengji ose pule sipas preferencës)

500 gr makarona të vogla

2 kokrra qepë

2 karrota

4 kokrra domate

Vaj ulliri

Kripë

Piper të zi

Piper të kuq

Përgatitja

Si fillim vendosni thelat e mishit në një tenxhere me vaj ulliri dhe më pas vendoseni në zjarr.

Kaurdisini thelat nga të gjitha anët dhe më pas shtoni qepët e grira hollë.

Vijoni t’i kaurdisni bashkë dhe kur volumi i qepëve të bjerë shtoni karrotat e grira, e më pas domatet e grira dhe lërini derisa të mbeten me pak lëng.

Më pas shtoni 4 gota ujë, shtoni kripën dhe piperin e kuq e të zi dhe lërini të zjejnë përreth 15-20 minuta.

Hidhni makaronat e vogla në tavë. Vendosni thelat e mishit dhe mbulojeni tavën me lëngun e mishit, domateve dhe qepëve.

Nëse uji ka shteruar shumë shtoni edhe pak ujë.

Futeni tavën të piqet në furrë me 180 gradë përreth 40 minuta. Në fund kur ta servirni, sipas preferencë mund t’i shtoni edhe pak piper djegës.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *