Makarona me Bizele

Pasta dhe rizoto, Perime, Te shpejta

Përbërësit

400 gr bizele
350 gr makarona
60 gr proshutë
1 qepë
gjalpë
djathë parmixhano (i grirë)
lëng perimesh
majdanoz (i grirë)
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
kripë
piper

Përgatitja

1
Prejeni në feta proshutën dhe skuqeni për pak minuta në një tigan së bashku me pak qepë të grirë dhe pak vaj ulliri. Hidhni kripë dhe piper, shtoni bizelet dhe një filxhan lëng perimesh (ose ujë). Gatuajini për 10-15 minuta.
2
Ziejini makaronat në një tenxhere tjetër me ujë dhe kripë. Më pas, bashkojini me bizelet duke u hedhur edhe pak gjalpë.
3
Plotësoni gjellën me djathë të grirë dhe majdanoz.

Articles You May Like

Zupë me kos dhe biskota
Çaji i lëkurave të patateve për qarkullimin e gjakut dhe gurëve në veshka
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Supë me lëng mishi
Bukë me vezë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *