INGREDIENTET :
- 350gr makarona te gjata.
- 5 domate mesatare te pjekura mire, ( ose domate te vogla)
- 10 gjethe borzilok te fresket
- 1 thelpi hudher, te grire holle
- vaj ulliri
- kripe
- nje maje luge sheqer
PERGATITJA :Pergatisim fillimisht salcen me domate te fresketa: ne nje tigan nxehim vajin e ullirit ,hudhren e grire holle, shtojme domatet e prera ne copa , kripe, nje maje luge sheqer, i vendosim kapakun dhe e leme ne zjarr shume te ulet te gatuhet derisa salca te trashet, per rreth 30 minuta.
Shtojme gjethet e borzilokut te copetuara me dore dhe e leme salcen menjane.Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, i kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku kemi pergatitur salcen. I perziejme mire dhe i
sherbejme neper pjata duke i dhene shije me pak djathe kaçkavalle te grire dhe zbukuruar me ndonje gjethe borzilok te fresket.