Përbërësit :
Katër gota me lëng portokalli të shtrydhur
Një gotë ujë sheqer
2-3 lugë gjelle me niseshte
Sheqer pudër (nëse preferoni në vend të sheqerit pluhur mund të përdorni arrë kokosi të grirë)
Përgatitja :
Si fillim shtrydhim portokallet. Për një gotë me lëng portokalle duhen rreth 2-3 kokrra portokalle.
Pasi keni shtrydhur lëngun, ta kulloni nga farat apo pjesëzat e tulit përmes një kullorëse të pastër.
Më pas, lëngun e portokallit hidheni në një tenxhere të pastër.
Shtojmë sheqerin dhe niseshten dhe i vendosim në zjarr.
I përziejmë pa ndërprerje përmes një luge druri derisa masa të trashet dhe të jetë kompakte.
Masën e llokumeve e hedhim në gota cilindrike apo forma të tjera nëse keni.
Nëse i hidhni në gota cilindrike, lërini të ftohen dhe më pas nxirrini nga gota dhe prijini në feta rrethore.
Nëse dëshironi llokumin e nxehtë mund ta transferoni edhe në një enë tjetër dhe kur të ftohet ta prisni në forma katrore.
Pas ndarjes në forma, llokumet i pudrosim me sheqer pluhur apo arrë kokosi të grirë.