Llokume me luleshtrydhe 

Embelsira

Perberesit:

200 gr luleshtrydhe

15 gr xhelatinë

150 gr sheqer pluhur

1/2 limon

Pergatitja:

1.Në blender grimconi luleshtrydhet. (Mund të përdorni të freskëta dhe të ngrira).

2.Përbërjen hidheni në një enë tjetër dhe shtoni në të xhelatinën.

3.Përziejeni dhe lërini për 15-20 minuta që të ngurtësohen.

4.Pastaj shtoni 120 gr sheqer pluhur dhe lëngun e gjysmë limoni. Përzieni tërësisht përbërjen dhe ngroheni në zjarr të lehtë.

5.Ngroheni derisa xhelatina të shkrihet, disa minuta. Mos lejoni që të vlojë.

6.Hiqeni përbërjen nga soba dhe ftoheni. Pastaj tundni me mikser 5-6 minuta që përbërja të dendësohet dhe të bëhet e shndritshme.

7.Përbërjen hidheni në letër për pjekje, të cilën më parë e keni vendosur në ndonjë tepsi.

8.Rrafshojeni dhe lëreni në një enë të ftohtë 5-6 orë që të forcohet.

9.Kur llokumet të forcohen nxirrini nga tepsia, hidhni sipër sheqerin e mbetur pluhur dhe pritni në kube.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *