Lazanjë me kërpudha

Pjata kryesore

Përbërësit :

200 gr peta lazanje

400 gr kërpudha

100 gr mish i grirë

100 ml verë e bardhë

Trumzë

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Për beshamelin :

1 litër qumësht

100 gr gjalpë

100 gr miell

Kripë

Arrë moskat

Për salcën :

360 ml pana

150 gr presh

180 gr djathë kaçkavall

Kripë

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e lazanjës si fillim përgatisni beshamelin.

Në një tigan të thellë ngrohni qumështin, në një tjetër tigan shkrini gjalpin, duke shtuar po këtu edhe miellin pak nga pak duke përzier.

Pas një minuti, kur qumështi të jetë ngrohur dhe hidheni pak nga pak tek tigani ku përziet miellin me gjalpin.

Vazhdoni duke përzier me një tel kuzhinë, derisa e gjithë masa të trrashet e në fund fikni zjarrin dhe grini pak arrë moskat për shije si edhe kripë.

Ndërkohë pastroni kërpudhat si zakonisht dhe pritini në feta të holla dhe vendosini të skuqen në një tigan me pak vaj ulliri.

Pasi të kenë kaluar disa sekonda, shtoni tek tigani verën e bardhë dhe kur vera të ketë avulluar shtoni trumzën e freskët.

Ndërkohë që kërpudhat skuqen edhe për disa sekonda, pastroni dhe prisni në rrathë të hollë preshin për të përgatitur salcën.

Prisni në kubikë edhe djathin kaçkavall dhe bashkojeni në një tigan të thellë me preshin që përgatitët më parë.

Po aty shtoni edhe panën e freskët, bashkë me piperin e zi dhe kripën duk e lënë të ziejë për disa minuta.

Herë pas here përzieni me anë të një luge derisa të shikoni që preshi është zbutur dhe pana është trashur.

Para se të filloni me përgatitjen e lazanjës në tavë, mos harroni të skuqni mishin e grirë derisa të marrë ngjyrë e të zbutet.

Përgatitja e lazanjës :

Zgjidhni një tavë katrorë mesatare e të thellë për të pjekur lazanjën tuaj dhe fillimisht shtroni një lugë me beshamel.

Më pas vendosni 2-3 petë, një lugë nga salca me presh, kërpudha mishin e grirë të skuqur, sërish një shtresë beshamel dhe mbulojeni me petë të gjithë sipërfaqen.

Bëjeni këtë me të paktën 2 shtresa derisa të gjithë përbërësit të mbarojnë.

Ndërsa në shtresën e fundit shtroni beshamel, salcën me presh, kërpudha, mish të grirë dhe futeni tavën në furrë të parangrohur për t’u pjekur.

Lëreni për 40 minuta në temperaturën 40 gradë, derisa sipërfaqia të marrë ngjyrë të artë.

Më pas nxirreni, lëreni të ftohet paksa dhe priteni me kujdes në racione katrore.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Gjellë me bathë
Akullore me kakao
Tavë me bamje
Zupë me kos dhe biskota
Bukë me vezë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *