Lasagna bolonjeze

Kalorike

Përbërësit:

Mishi i grirë viçi (300 gramë)

Qepë (1 kokërr e madhe ose 2 të vogla)

Vaj ulliri

Djath mozzarella (1/2 kilogram)

Djath parmigiana (200 gramë)

Gjalpë (100 gramë)

Vaj ulliri

Lasagna (500 gramë)

Miell (tre lugë gjelle)

Kripë

Qumësht (1/2 kilogram)

Lëng domate (1/2 kilogram)

Përgatitja:

Në një kusi ngrohim vajin e ullirit, hedhim mishin e grirë dhe qepën. I kriposim dhe i kavardisim me zjarr mesatar. Më pas shtojmë lëngun e domates dhe i lëmë në zjarr shumë të ulët për gjysëm ore.

Bechamel-i:

Në një tjetër kusi hidhini gjalpë dhe më pas tre lugët e miellit. Përzijeni teksa skuqen bashkë me lugë druri që mielli mos të kokërrzohet. Më pas, nisni dhe shtini qumësht nga pak, përherë duke e përzier, sepse nuk duhet bërë mielli kokërr, por duhet të tretet. Vërvisni një majë luge kripë dhe vazhdoni përzierjen, derisa të krijohet një masë jo shumë e lëngëshme e bardhë.

Lasagna:

Merrni një tavë dhe lyejeni me gjalpë që mos të ngjisin fletët e lasagna-s. Unë zakonisht nuk i ziej fletët, sepse përdor lasagna të freskët, por këtë gjë e bëj edhe kur e marr me pako. Nëse dëshironi mund t’i fusni fletët e lasagna-s në një kusi me ujë të valuar, por vetëm 30 sekonda.

I shtrojmë fletët e lasagna-s në tavë. Hedhim mbi to harxhin me mish të grirë, e shpërndajmë masën e përskuqur me një lugë druri. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me bechamel-in. Pastaj, hedhim djathin mozzarella të prerë në kubikë dhe me dorë djathin parmigiano. Shtrojmë sërish fletët e lasagna-s dhe përsërisim të njëjtën gjë. Vendosim dhe shtresën e tretë dhe përsëri sipër hedhim ç’na ka mbetur nga harxhi dhe të tjerat. Nuk vendosim shtresë tjetër, por e shtijmë në furrë të ventiluar me 200 gradë celcius.

Kliko ne foto per te bere porosine tende!!!!
Kliko ne foto per te bere porosine tende!!!!

Articles You May Like

Kokteil Mai Tai
Supë kremoze me fasule të bardha
Patate të ëmbla me mish të grirë
Pica 4 stinet
Penne me ton dhe ullinj