Lakra Brukseli në furrë

Perime

PËRBËRËSIT:

100 g pançetë

500 g lakra Brukseli

1 qepë e kuqe

1 hudhër

1 lugë mustardë

kripë

piper

vaj

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180gradë.

Si fillim, pastrojmë lakrat e Brukselit dhe i ndajmë në mes.

Më pas, i vendosim në një tavë bashkë me pançetën, qepën e prerë, mustardën, kripë, piper, hudhrën e shtypur dhe pak vaj.

I përziejmë mirë me duar dhe i pjekim për rreth 30-40 minuta, derisa të marrin ngjyrë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv

Articles You May Like

Akullore me qumësht
Akullore me kakao
Supë me pulë e hudhra
Reçel me boronica
Gjellë me bathë