Kur është koha e duhur për të shtuar kripën në gatim

Shendeti & Keshilla

Kur duhet hedhur kripa kur gatuani mish ?

Kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim.

Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken.

Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.

Kripa të hidhet bashkë me erëzat e thata që mishi t’i përthithë ato më mirë.

Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve.

Kur duhet hedhur kripa në supë ?

Në rastin e supës, kripën mund ta hidhni në cilin moment të dëshironi.

Kripa tretet mirë dhe në mënyrë të njëtrajtshme në ujë.

E rëndësishme është që pasi të keni hedhur kripën në supë të prisni pak e të provoni shijen e saj për të përcaktuar nëse ka më shumë nevojë për kripë.

*GOslim & Matcha Slim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6

Kur duhet hedhur kripa tek pilafi dhe makaronat ?

Pilafi dhe makaronat kanë nevojë për kripë që të plotësojnë shijen e tyre.

Prandaj kripa duhet hedhur gjatë zierjes ose në fillim sepse këto produkte nuk e përthithin dot kripën pas gatimit.

Kur duhet hedhur kripa tek fasulet ?

Në rastin e fasuleve mund të hidhni kripë në fund të gatimit por jo gjatë tij sepse ato do të bëhen të forta.

Legumet në përgjithësi ku bëjnë pjesë edhe qiqrat duhen mbajtur në ujë me kripë përpara gatimit që të zbuten.

Kur duhet hedhur kripa tek perimet e kavërdisura?

Në rastin e kaurdisjes së perimeve (ku përfshihen edhe kërpudhat dhe domatet), kripa duhet hedhur në fund që të përfitoni një gatim të karamelizuar dhe krokant.

Kripa përthith lagështinë nga perimet, ndaj nëse e shtoni atë në fillim, perimet do të jenë të qullëta.

Me këto këshilla, gatimet tuaja nuk do të kenë të sharë dhe mbi të gjitha të papritura të pakëndshme.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *