Përbërësit :
500 gr miell
7 gr maja birre
30 gr sheqer
250 gr tul kungulli
1 vezë
10 gr kripë
40 ml vaj ulliri
200 ml qumësht i vakët
Kripë e trashë
Rozmarinë
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e këtij kulaçi zgjidhni një enë të madhe.
Në të shtoni miellin, majanë e birrës, dy lugë çaji sheqer dhe përzieni mirë.
Prisni në katrorë tulin e kungullit dhe ziejni për 15 minuta ose piqeni për 20 minuta.
Pasi të piqet, vendoseni në një enë dhe shtypeni në mënyrë që të formoni purenë tradicionale.
Po aty shtoni vezën, 20 gr sheqer, kripën, vajin e ullirit dhe përziejini të gjitha mirë.
Shtoni pak nga pak edhe qumështin e vakët dhe përzieni derisa të formohet nëj masë homogjene.
Po këtu shtoni pak nga pak masën e miellit që përgatitët tek ena e parë derisa të formoni brumin.
Kalojeni në një tavolinë pune dhe punojeni me duar siç bëni zakonisht me kulaçin.
Vendoseni sërish në një enë, prisni sipër tij me thikë një formë X dhe vendoseni në një vend të ngrohtë rreth 20 gradë për 90 minuta.
Mund ta mbani brenda furrës derisa brumi të jetë fryrë sa dyfishi I tij.
Pasi të ketë kaluar kjo kohë, hapeni me duar në një tavë rreth 30 cm të lyer me vaj ulliri.
Lëreni në një vend të ngrohtë të fryhet edhe për 20 minuta të tjera dhe shtojini sipër pak kripë të trashë dhe disa gjethe rozmarinë të freskët.
Kulaçin tuaj me kungull futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
Nxirreni nga furra pasi të ketë marrë ngjyrë të artë dhe të jetë pjekur brenda.
Me pas mund ta konsumoni duke e shoqëruar me çdo gatim tjetër.