Kukurec i pjekur shtëpie

Pjata kryesore

Përbërësit :

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1-2 palë zorrë të imëta,

1 kg të brendshme bagëtish,

Kripë,

Piper,

Rigon

Përgatitja :

Zorrët e qengjit pastrohen dhe lahen mirë, duke i kthyer nga të dyja anët.

Të gjitha të brendshmet priten në copa kubike mesatare.

Më pas vendosen me radhë në hell apo në shkopinj të posaçëm kukurecësh apo shishqebapësh (i gjeni në supermarket).

Pasi keni vendosur të gjithë të brendshmet me radhë në shkopinjtë e posaçëm, mbuloni me zorrët e qengjit duke i lidhur rreth e rrotull.

Tradita e do që kukurecët të piqen në hell mbi prush por ato piqet në mënyrë fantastike edhe në furrë me zjarr të ngadaltë.

Kur piqen në furrë, vendosen me rradhë në tepsi, kriposen mirë, spërkaten me pak vaj ulliri dhe u hidhet një gotë e gjysmë me ujë.

Kukurecët shërbehen të ngrohtë dhe spërkaten me lëngun e vet, sipër u hidhet piper i zi i bluar dhe rigon.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Kombinimet në tryezë :

Kukureci mund të shërbet si meze në tryezë për t’u shijuar me gatime e pjata të tjera siç janë supat e ndryshme të lehta.

Ai mund të shërbehet gjithashtu me patate e perime të pjekura, sallata të freskëta të stinës, zahire të ndryshme. Shoqërohet edhe me fergesat tradicionale apo salcë kosi e freskët etj. 

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *