Serviret për (persona):4 Persona
Përbërësit
- 500 g fileta peshku.
- 2 qepë të njoma.
- 1 spec të kuq të prerë hollë.
- tul nga 4 feta buke.
- 1 vezë.
- 1 filxhan galetë.
- ½ tufë majdanoz.
- ½ tufë coper
- 2 lugë supe borzilok të freskët.
- kripë e piper.
Udhëzimet
- Rregullojmë peshkun me kripë e piper, e mbështjellim në letër alumini dhe e pjekim në furrë të nxehtë, në 200 °C për 15-20 min. E lëmë të ftohet dhe e pastrojmë nga halat.
- Presim qepët, majdanozin, specin dhe koprën, i përziejmë me tulin e grirë të bukës, peshkun, vezën dhe borzilokun.
- Hedhim kripë e piper dhe në vazhdim formojmë kroketa të vogla të rrumbullakëta.
- I kalojmë në galetë dhe i renditim në një tepsi ku kemi shtruar letër të vajosur. I pjekim në furrë të nxehtë në 220 °C për rreth 10 min.
- Serviren të ngrohta ose të ftohta, të shoqëruara me sallata të freskëta.