Kremi i pastiçerisë

Embelsira, Kalorike, Salca

Përbërësit

4 vezë (të verdhat)
40 gr miell
100 gr sheqer
400 gr qumësht
1 bustinë vanilje

Përgatitja

1
Vini në zierje qumështin bashkë me vaniljen.
2
Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin.
3
Shtojini miellin duke vijuar rrahjen.
4
Më në fund, teksa qumështi ka vluar, shtojani atë përzierjes duke ia hedhur pak e nga pak dhe duke e përzier vazhdimisht.
5
Hidheni përzierjen në një tenxhere tjetër dhe vëreni të ziejë duke e përzier gjatë gjithë kohës që të mos ngjisë dhe mos të krijojë kokrra derisa të dendësohet.
6
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet duke e vijuar përzierjen.
7
Nëse doni ta përdorni edhe për tortën, shtrojeni masën midis fetave të pandispanjës duke e shoqëruar sipas dëshirës me arra të thërrmuara.
8
Por, kremin mund ta hidhni nëpër tasa të vegjël qelqi dhe ta shërbeni duke e zbukuruar sipas dëshirës me fruta të thata të shtypura ose pak reçel dhe ta shoqëroni me biskota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *