Përbërësit
650 gr gjoks pule
2 karotë
1 qepë
100 ml pana (e freskët)
40 gr thërrime buke
1.5 lt ujë
2 gjethe dafine
3 degëza trumëz
3 degëza rozmarinë
disa fleta karafil
disa kokrra piper i zi
arrëmyshk
kripë
2 feta bukë
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
disa fletë majdanoz
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim vendosni në një tenxhere një litër e gjysmë ujë, dy karrota të lara, të pastruara dhe të prera përgjysmë, një qepë bashkë me karafil, fletët e dafinës, rozamarinën dhe trumëzën të lidhura sëbashku me një spango kuzhine dhe kokrrat e piperit të zi.
2
Vendoseni tenxheren në zjarr, që përbërësit të gatuhen për rreth 20 minuta.
3
Kriposeni supën dhe shtoni dhe gjoksin e pulës, e cila duhet të gatuhet për 20 minuta, deri në momentin që të mos jetë më tërsisht e bardhë në brendësi.
4
Hiqeni gjoksin e pulës nga supa dhe lëreni mënjanë që të ftohet.
5
Pasi pula të jetë ftohur, hiqini kockat dhe pjesët që nuk duhen dhe prijeni atë në copa të vogla.
6
Hidhini copat e vogla të pulës në një mikser, shtojini një gjysmë gote lëng supe dhe copëtoni imët pulën me anë të mikserit.
7
Filtroni supën e pulës me anë të një site, duke hequr perimet dhe bimët aromatike që kishit hedhur dhe vendosini mënjanë.
8
Në një tenxhere hidhni thërrimet e bukës, të cilat janë të copëtuara imët dhe bashkojini me gjysmë litri nga lëngu i supës. Përziejeni mirë deri sa supa nuk është trashur. Më pas shtojini dhe pulën e copëtuar imët me mikser dhe trazojini mirë të gjithë përbërësit.
9
Rregullojeni kremin me kripë dhe shtojini dhe arrën moskat.
10
Kalojeni sërish kremin në mikser që të përzihet më mirë, të bëhet masë më homogjene dhe të eleminohen gungat e krijuara gjatë përgatitjes.
11
Për ta kompletuar kremin, bashkojeni me panën e freskët dhe kur ta servirni, vendosini sipër disa fletë majdanozi dhe disa feta të vogla buke, që më parë i keni skuqur në një tigan me vaj ulliri.
12
Kremi juaj me pulë është gati.