Përbërësit :
500 gr qumësht
200 gr sheqer
50 gr lëng portokalli
Lëkura e një portokalli
6 të verdha vezësh
40 gr niseshte
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete grini hollë me rende lëkurën e 1 portokalli.
Më pas shtrydhni edhe lëngun e tij derisa të merrno sasinë e duhur që tregon receta.
Lërini të dy këta përbërës në enë të vecanta dhe vendosni në zjarr një tigan me qumësht.
Hidhni aty lëkurën e portokallit dhe përzieni mirë teksa qumështi zien.
Ndërkohë në një tjetër tenxhere, hidhni të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen.
Kur sheqeri të jetë shkrirë, shtoni edhe niseshtenë dhe përzieni sërish me anë të një luge druri ose spatule.
Në fund shtoni po këtu lëngun e portokallit duke përzier për të eleminuar kokrrizat që mund të formohen.
Ndërkohë qumështi duhet të ketë zier ndaj merreni dhe hidheni tek tenxherja ku ndodhen përbërësit e tjerë pak nga pak.
Vendoseni në zjarr këtë tenxhere për 5 – 7 minuta duke përzier derisa të formohet kremi i trashë.
Sigurohuni që në fund të mos ketë kokrriza dhe hidheni në një enë për të lënë të ftohet.
Lëreni fillimisht në temperaturë ambienti e më pas futeni ne frigorifer.
Më pas përdoreni për të mbushur kekun, tortat apo biskotat e ndryshme që mund të përgatisni, pasi kombinimet me këtë krem nuk kanë fund.