Krem i ftohtë limoni

Embelsira

Përbërësit

200 ml krem qumështi (pana për ëmbëlsira)

100 gr krem djathi mascarpone

1 limon

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë fillimisht zgjidhni një enë të thellë për të përzier të gjithë përbërësit.

Hidhni fillimisht kremin e qumështit e më pas shtoni djathin mascarpone të cilin e gjeni lehtësisht në markete po me këtë emër.

Përzieni mirë të dy përbërësit me anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet kremi i trrashë dhe kompakt.

Më pas qëroni limonin duke e grirë lëhtë lëkurën e tij dhe njëkohësisht shtrydhni edhe lëngun e tij.

Shtojini të dyja tek ena ku ndodhet kremi dhe përzieni për disa momente me anë të rrahësit elektrik.

Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë homogjene.

Kremi juaj i limonit tashmë është gati, merreni enën dhe futeni të gjithën në frigorifer ose ndajeni në gota të vogla gati për servirje e më pas futeni për tu ftohur.

Lëreni në frigorifer të paktën për 2 orë dhe kur ta nxirrni pë rta përzier sipas dëshirës shërbejeni me një biskotë sipër, pak lëkurë limoni apo ndonjë frut të stinës.

Ruajeni në frigorifer dhe konusmojeni gjithnjë të freskët.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *