Krem Domatesh me Qofte

Perime

Përbërësit
  • 750 ml lëng perimesh (i nxehtë)
  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr miell
  • 1 Kokërr qepë
  • 15 gr kripë
  • 1 gr piper (i grirë)
  • 540 gr pure domatesh
  • 1 Lugë koncentrat domatesh
  • 1 copë karotë
  • 3 gjethe gjethe dafine
  • 1 kokërr vezë (e verdha)
  • 30 gr bukë (e grirë)
  • 250 gr mish i grirë
Përgatitja
1
Qëroni qepën dhe karotën dhe pritini imët.
2
Shkrini gjalpin në një tigan dhe skuqini perimet e grira për tre minuta.
3
Shtoni miellin dhe vazhdoni skuqjen edhe për disa minuta të tjera. Shtoni pak e nga pak lëngun e nxehtë dhe përziejeni deri kur të jetë thithur plotësisht nga mielli.
4
Përziejeni vazhdimisht me kujdes në mënyrë që të mos bëhen kokrra.
5
Pasi të keni hedhur të gjithë lëngun mund të shtoni purenë e domateve, koncentratin dhe gjethen e dafinës.
6
Lëreni salcën të ziejë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta, duke e përzier herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet në fund.
7
Ndërkohë përgatisni qoftet: Mishit të grirë shtojini të verdhën e vezës dhe dy lugët e bukës së grirë.
8
Hidhini kripë dhe piper dhe formoni me duart e njomura qoftet e vogla, sa një kokërr arrë.
9
Ziejini qoftet për tre minuta në ujë pa kripë.
10
Kullojini qoftet dhe shtojini tek salca e domateve. Rregullojeni salcën me kripë dhe piper sipas dëshirës. Shërbejeni të ngrohtë.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *