Përbërësit :
450g kungulleshka
50g bukë e thekur e thërrmuar
Kripë
Vaj ulliri
100g patate
30g djathë kaçkavall i grirë
Piper i zi
Për lyerjen e kotëletave
1 vezë
100g bukë e thekur e thërrmuar

Përgatitja :
Në një tas të thellë filloni me grirjen e kungulleshkave.
Duke qenë se do t’i përdorni me gjithë lëkurë, ju këshillojmë që në fillim t’i lani me ujë të bollshëm.
Sigurisht mund të përdorni edhe sodën e bukës për t’i pastruar siç duhet.
Pasi të keni grirë kungulleshkat, kalojini në një sitë dhe shtypini me një lugë kështu do të largoni ujin e tepërt.
Më pas grini në rende pataten, shtoni bukën e thekur të thërrmuar, dhe djathin kaçkavall.
Jepini shije me kripë dhe piper dhe filloni të bëni forma rrumbullake petashuqe me duar duke i lagur me pak ujë.
Pasi të keni krijuar kotëletat tuaja, vendosni një tigan në zjarr të ngrohet me pak vaj ulliri.
Ndërkohë në dy tasa keni hedhur vezën e rrahur dhe bukën e thekur të thërrmuar.
AgroWeb.org ju sugjeron që të kaloni një e nga një kotëletat si fillim tej veza e më pas të buka e thekur.
Më pas vendosini në tigan dhe lërini të skuqen nga të dyja anët derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
