Kos me mjaltë dhe arra per energji e plotë shëndet

Shendeti & Keshilla

Përbërësit e shëndetshëm :

250 gramë kos

2 lugë gjelle me arra të grira hollë ose të plota nëse dëshironi

2 lugë çaji me mjaltë

Lëkura e një limoni të grirë hollë në rende

1 lugë kafeje me ekstrakt vaniljeje nëse dëshironi

Përgatitja e recetës energjike të kosit me mjaltë dhe arra :

Përdorni kos të zënë në shtëpi pasi ai është i pasur me probiotikë të cilët luajnë një rol të dorës së parë për shëndetin.

Kullojeni kosin duke përdorur një napë të pastër pambuku.

Vendoseni napën të kullojë sipër një filxhani ose një pjate dhe futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer gjatë natës. Gjatë kësaj periudhe, kosi do të trashet sa duhet për ëmbëlsirën dhe do të japë një masë kremoze, mjaft të këndshme për t’u konsumuar.

Më pas, hiqeni kosin e trashë nga napa dhe hidheni në një enë qelqi.

Përziejeni me vaniljen dhe shtoni mjaltin, arrat e thërrmuara dhe lëkurët e grira të limonit.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Frutat më të mira që përdoren në ëmbëlsirat me kos :

Përfshirja e frutave në mëngjeset me kos është një mënyrë shumë e shëndetshme për ta bërë kosin më të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Deri në moshën 30 vjeçare, formimi dhe zhvillimi i kockave është në formë optimale. Pas të tridhjetave masa kockore është më e brishtë dhe ka nevojë për shumë kalçium.

Burimi më i mirë i kalçiumit janë sigurisht produktet e bulmetit, ku kosi ka rol kryesor.

Trupi e përthith më mirë kalçiumin nga bulmeti në krahasim me çdo ushqim tjetër.

Shegët, pureja e mollës, pjeshkët, fiqtë, luleshtrydhet dhe bananet janë fruta që përshtaten shumë me kosin.

Pas tyre ju mund të përdorni edhe fruta të thata si boronicat, rrushin e thatë, kajsitë e thata, madje edhe fiqtë  e thatë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Penne me ton dhe ullinj
Kokteil Mai Tai
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Supë kremoze me fasule të bardha
Pica 4 stinet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *