Kompeka tradicionale

Embelsira

Përbërësit :

2-3 petë sfoliat

8 vezë

100 gr miell

25 gr kakao

100 gr sheqer

2 lugë gjelle gjalpë

150 gr arra

Për shërbetin :

500 ml ujë

650 gr sheqer

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kompekasë, zgjidhni një enë të thellë.

Në të rrihni vezët bashkë me sheqerin, derisa vezët të fryhen dhe të krijojnë një masë kompakte, shtoni në fund gjalpin e shkrirë dhe vazhdoni me përzierjen.

Në një enë tjetër përzieni miellin me kakaon bashkë me arrat e coptuara ose të grira hollë.

Shtojeni miellin pak nga pak tek ena ku rrahët vezët, duke përzier me kujdes nga poshtë lart derisa të formohet brumi i kekut.

Ndërkohë zgjidhni një tavë pjekje, lyejeni me pak gjalpë ose vaj dhe shtroni në të petën sfoliat duke ngritur me kujdes anët e petës.

Hidhni në të brumin që përgatitët, duke e tundur herë pas here tavën në mënyrë që të dalë ajri jashtë ëmbëlsirës.

Sipër shtroni me kujdes petën e dytë sfoliat, duke bërë kujdes që ajo të mos zhytet në brumë.

Më pas futeni në furrë në temperaturën 180 – 200 gradë C për 30 – 35 minuta, derisa keku të piqet dhe peta të marrë ngjyrë të artë.

Ndërkohë që keku piqet përgatisni sherbetin, njësoj siç bëni me sherbetin e bakllavasë dhe kur të jetë trashur lëreni të ftohet.

Kur keku të jetë pjekur, nxirreni nga furra, lëreni të ftohet paska dhe priteni në copa të vogla.

Në fund shtoni shërbetin në të gjithë sipërfaqen e kekut dhe shijojeni menjëherë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *