Kimë me Vezë

Pjata kryesore

Përbërësit
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • qepë (të grira imët)
  • karotë (të grira imët)
  • 2 degë selino
  • 400 gr mish i grirë
  • domate (të grira në rende)
  • 100 ml ujë
  • kripë
  • piper
  • pak spec i kuq (të bluar)
  • vezë
  • gjethe dafine
Përgatitja
1
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni karotat dhe selinonë. I trazoni mirë dhe më pas shtoni mishin e grirë.
2
Lërini disa minuta dhe shtoni domatet. Përsëri i trazoni dhe ndërkohë shtoni ujin.
3
Gjatë kohës së zierjes shtoni kripë, piper dhe specin e kuq për shije. Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri dhe e shtroni kimën në një tavë. Sipër tavës thyeni dy vezët.
4
Tani e vendosni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Në fund e shërbeni të ngrohtë, shtoni pak piper dhe sipër i vendosni një gjethe dafine.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *