Përbërësit :
500 gr miell
Kripë
150 gr gjalpë
Një filxhan çaji kos
3 të verdha vezësh
Djathë i bardhë i thërmuar
Rigon
Përgatitja :
Si fillim hedhim në një tas të madh miellin, gjalpin dhe kripën. I kalojmë të gjitha në mikser derisa të jenë përzjerë mirë me njëra tjetrën.
Më pas shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me kosin dhe vijojmë t’i përzjejmë në mikser derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.
E hedhim brumin në një enë tjetër dhe e punojmë me dorë për disa minuta.
Më pas, brumin ta mbështillni me një pecetë kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta në frigorifer.
E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hollojmë në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.
Më pas, petën e presim në forma trekëndore. Në secilin prej trekëndëshat hedhim nga një lugë djathë të thërmuar të përzier me pak rigon.
I mbyllim në formën e roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e kifleve.
I vendosim në tavë ku më parë kemi shtruar një letër pjekjeje.
Pasi i kemi vendosur të gjithë me radhë në tavë, kiflet i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë dhe sipër nëse preferoni mund t’i lyeni me të verdhë veze.
I pjekim për 25 minuta, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Sipas preferencës, para se t’i shërbejmë i spërkasim me pak fara susami sipër.